Kapiteni i ekipit të Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në një aksident rrugor në Romë. Ai ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur u përplas me një tramvaj mes Piazza delle Cinque Giornate dhe Ponte Matteotti.
Nga pamjet duket se makina fuoristradë tip ‘Land Rover’ është shkatërruar tërësisht. Ciro Immobile shpëtoi nga aksidenti pa lëndime të rënda, vetëm dhimbje në shpatull. Menjëherë pas aksidentit, Immobile tha se ngjarja u shkaktua pasi tramvaji kaloi me semafor të kuq.
Ai ishte me vajzat e tij në makinë kur ndodhi përplasja rreth orës 08:30. Makina e tij përfundoi përballë tramvajit në kryqëzim. Futbollistin dhe vajzat i shpëtuan jastëkët e ajrit ndërsa tramvaji devijoi nga shinat për shkak të goditjes. Vajzat u dërguan në spital pasi u trembën nga goditja e fortë.
Të plagosur kanë mbetur makinisti dhe 2 pasagjerë. Sipas mediave italiane, edhe dëshmitarët thonë se tramvaji kishte kaluar në semafor të kuq.
Sipas disave, ka një problem në sinkronizimin e sistemeve të semaforëve në kryqëzim. Hetimet po vijojnë nga policia e qytetit.
“Pashë makinën që goditi tramvajin mu në mes,” tha një dëshmitar.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
29.2%
-
Pak
41.3%
-
Aspak
29.5%
Vota total: 322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Shkodër - Muriqan, 17 vjeçari me motor përplaset me makinë, dërgohet në spital
26 Korrik, 18:18
-
Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari
26 Korrik, 11:47
-
Grabisnin banka në Itali, arrestohet një shqiptar! Shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij! U sekuestrohet 13 kg hashash në banesë
26 Korrik, 09:06
-
Itali/ Rai gjobitet me 206 mijë euro për reklamë ‘të fshehtë’
25 Korrik, 20:58
-
Gjirokastër/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në përrua, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjerja
25 Korrik, 08:42
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital
24 Korrik, 09:07
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Shpërthen vullkani në malin Etna, pezullohen fluturimet nga aeroporti i Catanias
23 Korrik, 19:54
-
Vlorë/ Makina plagos dy të mitur në Lungomare
23 Korrik, 14:12
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Itali/ Shembet ballkoni i pallatit në Napoli! 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
23 Korrik, 08:54
-
Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian pas një debati, arrestohet 42- vjeçari shqiptar
21 Korrik, 13:43
Tamam tercllek, sa e morì Pak veten Ciro ndodhi ky aksident. I uroj qe te mos pesu asgja.Forza Lazio.
PërgjigjuMire qe hongri te kuqen nga semafori dhe jo nga arbitri se do kapercente edhe ndeshjen e radhes. Forca Roma!
Ca tercllek mer lale, ky kaloj semaforin me te kuqe, ku shkon ky dhe ata qe kalojn semaforet me te kuqe? E ti na thua tercllek, e cna gjeti. Forza Inter!