DURRES - Një kufomë e seksit mashkull rreth të 50 – ave është gjetur sot në mëngjes në bregdet tek Currilat, në Durrës.
Viktima është identifkuar si shtetasi Shefit Hysa 56 vjec nga Shkoza e Tiranës, ndërsa trupi i tij është gjetur në plazhin e Currilave.
Kanë qenë pikërisht banorët e zonës ata, që kanë parë trupin e pajetë dhë kanë njoftuar menjëherë uniformat blu, të cilët me ndihmën e polumbarëve e kanë nxjerrë atë në breg.
Trupi i viktimës është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të qytetit Durrësit për të bërë ekspertizën mjekoligjore, e cila zbardhi edhe identitetin e viktimës.
Blutë e qytetit bregdetar kanë nisur menjeherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjthashtu burime pranë policisë pohojnë se po shqyrtohen te gjitha rastet e denoncuara për zhdukjen e personave nga ana e famijarëve si në qytetin e Durrësit dhe qytetet e tjera.
Redaksia online
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com