Durrës, inaugurohen dy laboratorë
Beqaj: Investimet do të vijojnë

Durrës, inaugurohen dy laboratorë<br />Beqaj: Investimet do të vijojnë
DURRËS -Diagonistikimi anatomo-patologjik dhe biokimik është një shërbim që pas disa vitesh i ofrohet edhe në spitalin e Durrësit.
I pranishëm në inaugurimin e dy laboratorëve ishte edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndërsa evidentoi rëndësinë e këtij investimi theksoi se nuk do të jetë i fundit në këtë spital.
 
Pacientët, të cilët duhet t'i drejtoheshin Tiranës për të kryer diagnostikime anatomo-patologjik e biokimike, nga sot këto shërbime u ofrohen në spitalin e Durrësit.
 
Hapja e dy laboratorëve klinik-Biokimi e Anatomo-Patologjik, erdhi falë një bashkëpunimi me mjekët e Korpusit Amerikan të Paqes.
I pranishëm në inagurimin e laboratorëve ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, tha se ky është një shërbim që i kthehet spitalit të Durrësit, ku pacientët ishin të detyruar t'i drejtohen kryeqytetit.
 
“Funksionimi i laboratorëve është një domosdoshmëri, një shërbim ndaj pacientëve që për shumë vite kanë qenë të detyruar të shkojnë në Tiranë për të bërë këto analiza që janë të domosdoshme për të fiksuar saktë diagnozën e tyre, pra rrit vetë sigurinë që vetë pacientët gjejnë. Por ne vlerësojmë që përmirësohet edhe siguria e punës së vetë mjekëve sepse edhe ata janë më të sigurt në zgjedhjet që bëjnë.”-tha Beqaj.
 
Duke folur mbi investimet më të fundit në drejtim të përmirësimit të infrasktrukturës së spitaleve dhe furnizmit me ilaçe, Beqja u ndal tek gjendja aktuale e krediteve që kanë mjekët, teksa shtoi se nesë situata vijon të mbetet e tillë disa prej bluzva të bardha nuk do eushtrojnë më profesionine tyre.
 
Vendoja e dy laboratorëve konsiderohen si mjaft të rëndësishëm edhe nga mjekët, të cilët pohojnë se tashmë pacientët mund të marrin shërbimin e duhur në spitalin e Durrësit
 
“Në këtë laborator është bërë një arritje, një shtim i kapaciteteve për ekzaminimet dhe për rritjen e cilësisë dhe seriozitetit më të madh për shëndetin e qytetarëve.”-tha një mjeke.
 
Spitali rajonal i Durrësit aktualisht mbulon shërbimin e 450 mijë banorëve, ku përgjatë sezonit veror numri i tyre dyfishohet. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024