Durrës International Film Festival
"L'intrepido" kryefjala e natës së 3-të

Durrës International Film Festival<br />
DURRËS - Nata e tretë e festivali ndërkombëtar të filmit që po zhvillohet në Durrës ka sjellë për artdashësit durrsakë dhe jo vetëm filmin premierë ballkanik, me pjesë të veçanta të Shqipërisë të regjizorit italian Xhani Amelio, të titulluar "L'itrepido".

I ftuar nga organizatorët e festivalit, protagonisti i filmit Gabriele Rendina, i cili vjen në vendin tonë për herë të dytë, u shpreh se ishtë një kënaqësi të xhiroje disa pjesë të filmit në Shqipëri, shtet i përzgjedhur nga regjizori italian Xhani Amelio.

"Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri, pasi pjesa e fundit e këtij filmi është xhiruar në Shqipëri. Kjo pasi Shqipëria zë një vend të privilegjuar në filmat e Xhani Amelio-s dhe jam duke zbuluar Shqipërinë dhe lexuar historinë e një dialogu mes shtetit italian dhe kulturës shqiptare", tha aktori Grabriele Rendina.

litrepido

Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Fulvja Veneciani, pohoi se prezantimi i filmit në Durrës është një gjë mjaft e rëndësishme.

Sipas saj, ambasada italiane i ka dhuruar Shqipërisë vazhdimisht aktivitete nga kultura italiane.

litrepido

"Prezantimi i "L'intrepido"i Amelio-s që mes të tjerash është njëkohësisht edhe në sallën kinematografike në Itali. Më 10 tetor do të marrim pjesë në festivalin muzikës klasike në një kuartet me klarinet.

Në 11 tetor do të mbyllim koncertin e muzikës klasike me projeksionin e operës Traviata në Paris. Kështu që mendoj se përsa i përket kulturës italiane nuk duhet të keni ankesa", u shpreh Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulvja Veneciani.

Krahas Milanos në Itali, regjizori ka përgjedhur edhe dy qytete në Shqipëri për të xhiruar filmin, siç është Tirana e Burreli. Filmi ka si protagonist, aktorin e njohur Antonio Albanese në rolin e Antonio Panes, rol i vështirë dhe heroik i një zëvendësuesi të përhershëm në çdo lloj pune. 

litrepido

I braktisur nga gruaja, ai mbështetet nga djali i tij, saksofonist, luajtur nga Gabriele Rendina.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024