DURRES - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Institutin Shtetëror Shëndetësor, zhvilluan sot në mbrëmje inspektim në qytetin e Durrësit, për të kontrolluar zbatimin e ligjit "Antiduhan".
 
Gjatë aksionit të sotëm bëhet e ditur se janë inspektuar 42 njësi tregtare si bare, restorante, lokale bastesh sportive dhe nga ku u vendosën gjoba per 4 subjekte me vlerë 300 mijë lek secila, si dhe ne dy raste u gjobitën me nga 5 mijë lekë, edhe dy duhanpirësit.

Inspektimi u ndoq nga afër nga Eltar Deda, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Afrim Bakaj, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të cilët theksuan vendosmërine për zbatimin e ligjit antiduhan në mënyrë konstante në të gjithe vendin.

“Ngritja dhe funksionimi i strukturave lokale të ISHSH do të thote përmirësim i mëtejshme i një pune të filluar mirë në të gjithë vendin. Për shkelësit e ligjit toleranca do të jete zero dhe zbatimi i ligjit është i njëjtë për të gjithë.” u shpreh Deda

durres
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)