Durrës, jepet koncesioni për
landfillin për 1.9 mln ton plehra
Landfilli i Manzës, në qarkun e Durrësit, i është dhënë firmës italiane Kinexia dhe firmes shqiptare Albania Landfill Energia (ALE shpk) nga ministria e Mjedisit. Lajmi është mësuar jo në rrugë zyrtare, por nga burime të Shqiptarja.com. Bëhet fjalë për një landfill qe do të mundësojë përpunimin e 1.9 milionë tonë plehrave në total dhe prodhimin e biogazit, ku në tridhjetë vite parashikohen të ardhura prej 60 milionë eurosh.
Landfilli i Durrësit, që do të ngrihet në qytezën e Manzës, pak kilometra larg qytetit të Durrësit, i është dhënë firmës italiane Kinexia dhe firmes shqiptare Albania Landfill Energia (ALE shpk) nga ministria e Mjedisit. Lajmi është mësuar jo në rrugë zyrtare, por nga burime të Shqiptarja.com.
Bëhet fjalë për një landfill qe do të mundësojë përpunimin e 1.9 milionë tonë plehrave në total dhe prodhimin e biogazit, ku në tridhjetë vite parashikohen të ardhura prej 60 milionë eurosh. Nga Qarku i Durrësit do të përpunohen 100 mijë tonelata në vit.
Tenderi për këtë landfill mësohet se është hapur në 18 nëntor të 2014 nga Ministria e Mjedisit dhe tani në pjesën e parë të 2015 është fituar nga kompania italiane në bashkëpunim atë shqiptare, kjo e fundit ortake vetëm në 10 përqind.
Rezultati i tenderit dhe fituesi është firmosur nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas përfundimit të arritur nga një komision prej 7 anëtarësh. Koncensioni, që duhet të perfeksionohet në 30 ditët e ardhshme, parashikon një periudhë menaxhimi prej 30 vitesh, me një investim prej 20 milionë euro.
Por çfarë parashikohet të bëhet në landfillin e Manzës? Këtu do të përpunohen 1.9 milionë tonelata mbeturina me një çmim grumbullimi 3747.68 Lek për ton, (baraz me 26,5€) duke nisur nga viti I parë, dhe prej tyre do të prodhohet biogas. Cmimi e 26.5 euro për ton do paguhet nga bashkitë e ndryshme që do dorëzojnë atje mbeturinat.
Kush është kompania italiane? Kinexia S.p.a. është një shoqëri e kuotuar në bursë dhe merret me energjitë e rinovueshme dhe ambjentin. Ka për president dhe Administrator Pietro Colucci.
Ndërsa firma shqiptare "ALBANIA LANDFIL ENERGIA A.L.E" është krijuar në fund të shkurtit të 2012 dhe në 4 maj 2012 kishte marrë një leje nga ministria e Ambjentit në kohën e Berishës. "ALBANIA LANDFIL ENERGIA A.L.E" ka si administrator italianin Mario La Porta dhe pronarë Arjan Xhihanin 50 përqind dhe Giorgio Loreton po 50 përqind.
PDF- Dokumenti i QKRSipas të dhënave të Shqiptarja.com fillimi i procedurave ligjiore në landfill është parashikuar në gjysmën e dytë të 2015, ndërsa punimet në vitin 2016. Landfilli I Manzës ka qenë disa herë në qendër të polemikave se kush duhet të përpunojë plehrat aty dhe në cilat kushte. Për tenderin e fituar nga firma italiane, ende nuk ka të dhëna zyrtare.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21