TIRANË – Mëngjesin e sotëm, policia e Durrësit sekuestroi 5 kg heroinë, që u zbulua në makinën e 25-vjeçarit Luan Ndoja. Gjithashtu, policia arrestoi edhe Ndojën si transportues i saj me makinën me targa AA291HD.
 
Luan Ndoja po tentonte të kalonte në Itali nëpërmjet portit të Durrësit dhe duke përfituar nga vala e emigrantëve që po kthehen në vendet e tyre të punës, ka tentuar edhe kalimin e drogës së fshehur në urën e automjetit të tij.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)