DURRËS- Një kamion me sasi te madhe droge është kapur gjatë mesnatës në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.
Në pranga është vendosur drejtuesi maqedonas i kamionit, Kiril Filev, 32-vjeç, ndërsa destinacioni i drogës ishte Italia.
Droga dyshohet e llojit kanabis sattiva, ndërsa u zbulua në një kamion të ngarkuar me fruta-perime.
Ka qenë një kontroll gjatë mesnatës kur mes arkave me kastravecë u zbulua lënda e dyshimtë. Pas kontrollit të imtësishëm u zbulua se mes arkave ishte futur një sasi droge.
Sasia e kapur 705 kg
Operacioni është kryer nga strukturat e antikanabisit të portit të Durrësit, ndërkohë mësohet se Policia po ben matjet dhe nga informacionet paraprake thuhet se pesha e drogës së kapur është 705 kg.
Skaneri vërteton informacionet në rrugë operative
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.
Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me katsraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia thekson se vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
[gallery]22604[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO