DURRËS - Shqipëria vijon të jetë burim i prodhimit të lëndeve narkotike, që kanë për destinacion tregun europian. Këtë e vërtetojnë sasitë e konsiderueshme të drogës të sekuestruara në pikat kufitare dhe portet e vendit.
Një kontroll rutinë i policisë kufitarë në portin detar të Durrësit u finalizua me sekuestrimin e një sasie prej 800 kg lëndë narkotike të llojit, kanabis sativa, ndërsa ka përfunduarnë pranga poseduesi saj.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur ne tapicerinë e kamionit me targa AA942CT, që kishte si destinacion portin e Barit në Itali. Sipas policisë droga ishte paketuar në kuti kartoni dhe e mbështjellë me letër natriban, ndërsa tashmë është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale.
Uniformat blu kanë shoqëruar në polici drejtuesine mjetit shtetasin Ilir Dyrmishi, 35 vjeç nga qyteti i Beratit me banim në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com