Durrës, kapen me heroinë dy nga
grupi i Taullait, kundështar i Bares

Durrës, kapen me heroinë dy nga<br />grupi i Taullait, kundështar i Bares
DURRËS - Dy persona të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të grupit të Saimir Taullait, kundërshtarët e bandës së Aldo Bares, u vunë në pranga të mërkurën pasi  tentuan të kalojnë përmes portit të Durrësit drejt Italisë 9 kilogramë heroinë.
 
Seksioni për Narkotikët dhe Policia Kufitare parandaluan trafikimin e lëndës narkotike duke arrestuar 39-vjeçarin Aleks Gjergji dhe 59-vjeçarin Luan Veçani. Ata u arrestuan gjatë imbarkimit të tragetit të linjës Durrës-Bari pasi nga kontrolli në makinën me të cilën udhëtonin, u gjetën të fshehura në kroskot 17 pako me kokainë të mbështjella me qese celofoni.
 
Sipas policisë, e cila finalizoi me sukses operacionin e koduar “Imbarkimi”, makinën tip Ford Focus e drejtonte 39-vjeçari Gjergji. Ndërsa sipas bluve të qytetit bregdetar, i arrestuari tjetër është pronar i automjetit dhe është i implikuar në këtë trafik.

Te arrestuarit, kundershtare te Aldo Bares 
Mësohet se 59-vjeçari Luan Veçani kishte problem shëndetësore në njërën këmbë dhe i duhej të kontrollohej shpesh në Itali nga mjekë të specializuar.

Dyshohet se anëtarët e bandës së Taullait duke shfrytëzuar këtë fakt kanë shkuar disa herë në Itali duke transportuar lëndë narkotike, me argumentin se shoqëronin Vecanin për mjekin.

Rivalët e bandës së Lushnjës janë goditur pak kohë më parë nga anti-droga në qytetin bregdetar të Durrësit, duke i kapur me rreth 1.5 kg heroinë.  Në operacionin e koduar “Smart” u vunë në pranga 4 persona mes të cilëve Saimir Taullai, vëllai i Baki Taullait, i njohur si biznesmen karburantesh i cili u ekzekutua nga banda e Lushnjës në korrik të vitit 2005. Madje 44-vjeçari Taullai ka qenë një nga dëshmitarët kyç në dënimin e anëtarëve të Bandës së Lushnjës.

Po ashtu në atë operacion në pranga nga policia u vunë edhe Afrim Demiri 54 vjeç, Kastriot Zaimi 34 vjeç dhe Laert Haxhiu 23 vjeç.

 
Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale:
•17 pakot e lëndës narkotike e llojit heroine me peshë rreth 9 kg
• Automjetin tip Ford Focus me targa AA536LH
• Rreth 1000 €
• 3 telefona celularë

leke
heroine

heroina durres
heroina durres

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin