Një i ri nga Turqia është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit.
24 vjeçari, Burak Akar, banues në Turqi është kapur nga policia teksa po tentonte të udhëtonte në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës-Bari.
I riu nga Turqia tentoi të udhëtonte me një pasaportë, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Fallsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Burak Akar 24 vjeç, banues në Turqi.
Më datë 31.07.2017 është kapur ne flagrancë në Terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Fallsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave“parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com