Durrës- Një person është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar një shtetas duke qëlluar në ajër.

 

 

 

Në pranga ka rënë Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës, Peroj ka kërcënuar shtetasin R.B. 22 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.16, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me R.B., Peroj e ka kërcënuar këtë të fundit duke qëlluar në ajër më armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62mm.

Autori akuzohet për veprat penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"," Kanosja" dhe" Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com