DURRES- Drejtoria e Antikontrabandës në qytetin e Durrësit ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme një inspektor të Antikontrabandës dhe vëllain e tij me detyrë inspektor policie në drejtorinë e qarkut të Durrësit. Dy vëllezërit Danaka janë vënë në pranga për kontrabandë karburanti pa akcizë.
Në pranga janë vënë Shpëtim Danaka, inspektor Antikontrabande dhe vëllai i tij Hasan Danaka, inspektor policie.
Dy vëllezërit janë kapur në flagrancë duke kontrabanduar 1 mijë litra naftë.
Po kështu, policia ka bllokuar edhe një makinë të vëllezërve Danaka.
Ndërsa, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprimet e mëtejshme procedurale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com