DURRES - Gjergj Prevazi vazhdon të surprizojë artdashësit durrsakë me shfaqjet e tij. Krejt origjinale trupa e baletit e cila ka interpretuar në natyrë, buzë shëtitores, në themelet e Torrës Veneciane.
Premiera e tij më e fundit " Ftesë në ferr" ka ardhur mbrëmjen e djeshme për publikin durrsak si dhe për pushuesit që kanë pushtuar Durrësin këtë sezon veror.
Shfaqja është një ndërthurje midis imazhit dhe dansit, me koreografi të vetë Gjergj Prevazit dhe me imazhe të piktores Lumturi Blloshmi.
Shfaqja është realizuar në natyrë në hyrje të shëtitores "Taulantia" ku gjendet edhe Torra Veneziane një prej simboleve të lashtësisë se qytetit.
Kanë qenë dhjetëra qytetarë të Durrësit por edhe turistë që po kalojnë pushimet në bregdetin e Durrësit të cilët kanë ndjekur performancën e balerinëve të trupës së dansit modern që drejtohet nga Prevazi prej disa vitesh.
“Kjo shfaqje i bën homazh të gjithë vuajtjeve njerëzore. Është vendosur qëllimisht në muret e Torrës Veneciane për arsye se ne duam të përcjellim në mënyrë trasidenciale dmth nga lashtësia në ditët tona. Kalvarin e dhimbjeve, kalvarin e vuajtjeve, kalvarin e dhunës që kanë pësuar njerëz, popuj, komunitete pothuajse gjatë gjithë histories.” tha
Prevazi
Shfaqja ka zgjatur afro 30 minuta dhe për momentin është planifkikuar që të realizohet vetëm në qytetin e Durrësit. Ky është aktiviteti i parë artistik që zhvillohet gjatë sezonit turistik në qytetin e Durrësit.
/Shqiptarja.com

VIDEO