DURRES - Në kuadër të operacionit policor “Batica 2”, policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimi e 4 personave, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit të arrestuar janë shtetasit Engjëll Dilaver Taulla, 52 vjeç, punonjës pranë Bashkisë Durrës, Dhimitër Astrit Maxhari, 45 vjeç, përfaqësues i një firme ndërtimi, Onjel Abas Take, 36 vjeç, i punësuar në sektorin privat, Pelivan Nuri Merkaj, 57 vjeç, të katër banues në Durrës.
Gjithashtu policia ka njoftuar se ka filluar procedimin ndaj shtetases D. M., 49 vjeç, banuese në qytetin e Durrësit, me detyre specialiste pranë Zyrës së Strehimit, në Bashkinë Durrës.
Arrestimi i 4 personave është kryer pas një hetimi 3 mujor, nga ku ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë plotësuar dhe dorëzuar për vete apo persona të tjerë, dokumente fiktive pranë zyrave përkatëse të Bashkisë Durrës, me qëllim për t’u bërë pjesë e programit për strehim në banesa me kosto të ulët dhe programin e kredive të lehtësuara nga shteti.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasit Engjëll Taulla, Dhimitër Maxhari, Onjel Take dhe Pelivan Merkaj si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shtetit Tefik Sulejmani.
Gjithashtu kjo gjykatë, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe të pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik”, ndaj shtetases D. M., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Strukturat e Policisë së Shtetit po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com