DURRËS - Akuzohej se kishte tentuar që të ndikonte tek bashkëshortja e tij, gjyqtare që ti ulej dënimi Besnik Brakës, një të dyshuari për trafik droge, dënohet me 1 vit burg me kusht, prokurori Aleksandër Plepi. Vendimi është dhënë mesditën e sotme nga Gjykata e Apelit në Durrës. Togat e zeza të Durrësit, kanë shpallur të pafajshme gjyqtaren Marsela Balili, bashkëshortja e prokurorit Plepi. Këta persona akuzoheshin për “korrupsion aktiv”.
Gjykata ka dënuar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë krim. Në vendimin e sotëm bëhet e ditur se, Violanda dhe Besnik Braka janë dënuar me nga 2 vjet burg, ndërsa Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi janë dënuar me nga 1 vit e 2 muaj burg.
Prokurori, Aleksandër Plepi në fillim të viti 2009 u akuzua se tentoi të ndërmjetësojë tek bashkëshortja gjyqtare, për të ndikuar në masën e dënimit të Besnik Brakës, i dyshuar si trafikant droge, kundrejt ryshfetit 50 mijë euro.
Pas hetimeve nga strukturat e posaçme të Krimit të Organizuar, prokurori Plepi përfundoi në duart e kolegëve të tij. Për të shmangur paanshmërinë dhe konfliktet e interesit, çështja iu delegua për kompetencë Gjykatës së Elbasanit. Aleksander Plepi hetohej për akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike".
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com