DURRES - Ka mjaftuar prishja e një muri ndarës mes dy familjeve, që kunati të qëllojë me sqepar në kokë nusen e vëllait të tij duke e plagosur rëndë.
Ngjarja u shënua dje gjatë orëve të mbremjës në qytetin e Durrësit si pasojë e një konflikti të hershëm mes dy familjeve për murin ndarës të oborrit të tyre. Rozeta Tahiraj mbeti e plagosur rëndë pasi në konflikt e sipër u godit me sqapr nga kunati i saj Edmond Tahiraj.
Familjet e dy vëllezërve janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe i ndan vetëm një murë. Pikërisht muri ndarës i oborrit mes dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë shkak i konfliktit të hershëm mes dy familjeve.
Rozeta Tahirja ndodhet në spitalin e qyetit të Durrësit, ndërsa nga bluzat e bardha raportojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vëllai i burrit të Rozeta Tahirit, Edmond Tahiraj 36 vjeç është shoqëruar në polici, si autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.
*Lajmi u publikua dje, 31 mars dhe u përditësua sot
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com