TIRANË- Pak orë pas krimit të ndodhur në një lokal në Durrës, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos, policia ka zbardhur edhe rrethanat e ngjarjes. Fillimisht policia hetoi për një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi nga dëshmitë e të përfshirëve në konflikt, pretendohej se arma ishte e viktimës dhe se pronari i lokalit e kishte vrarë 30 vjeçarin Asllan Kërtusha në tentativë për t’i marrë armën.
Por pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë hodhën poshtë këto pretendime e të plagosurit, i cili ishte i afërm me autorin.
Në pamje duket qartë që Kërtusha u vra nga pronari i lokalit, Gëzim Kajno. Ky i fundit, së bashku me 39 vjeçarin Bledar Kajno, i cili mbeti i plagosur, në gjendje të dehur janë konfliktuar me Kërtushën jashtë ambientit të lokalit.
Gjatë konfliktit fizik, Gëzim Kajno ka goditur më qytën e pistoletës në kokë Kërtushën dhe si pasojë e një shkrepje të të pavullnetshme të armës së zjarrit ka plagosur në krah nipin e tij. Po me të njëjtën pistoletë, pronari i lokali Gëzimi ka qëlluar mbi Asllan Kërtushën duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup, si pasojë e të cilave, 30 vjeçari ka gjetur vdekjen pas mbërritjes në Reanimacionin e spitalit të Durrësit.
Policia ka vënë në pranga të plagosurin Bledar Kajno i cili akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë rrëfyer ne polici edhe motivin që çoi në konfliktin me armë. Sipas dëshmive, viktima Asllan Kërtusha kishte disa orë që konsumonte alkool në lokalin e Gëzim Kajnos dhe së fundmi po bezdiste edhe klientët e tjerë duke sharë dhe përplasur gotat në tavolinë.
Pas ndërhyrjes së pronarit të lokalit dhe nipit të tij situata është tensionuar dhe ka nisur përplasja verbale e cila pasoi edhe përplasjen me armë në ambientet e jashtme. Burimet pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se viktima ishte një personazh i njohur për policinë pasi ishte arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Kërtusha rezulton të jetë kushëriri edhe kushëriri i Denis Shtrazës, i dyshuari për vrasjen e Gazmend Çollakut në ditët e para të janarit.

(Viktima Asllan Kërtusha)
Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan:
• dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe
• 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.
Asllan Kërtusha njihet si një person me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që mbi dy autorët rëndon akuza e Vrasjws me dashje në bashkëpunim” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

(Grupi hetimor duke hetuar pranë lokalit ku ndodhi atentati) FOTO

(Rruga në lagjen nr.17 në Durrës ku ka ndodhur atentati)

(Policia në vendngjarje)
Njoftimi policise Durres
Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen e datës 01.03.2016 ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagos një tjetër.
Arrestohet njëri nga autorët dhe shpallet në kërkim autori i dytë.
Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një punë intensive dhe në kohë rekord kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 01.03.2016, ku pas një konflikti në ambjentet e një lokali mbeti i vrarë një shtetas dhe u palgos një tjetër.
Si rezultat i punës së bërë u arrestua njëri prej autorëve, konkretisht shtetasi:
• Bledar Kajno 39 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorit tjetër, shtetasit:
•Gëzim Kajno 31 vjeç, banues në Durrës, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Mekanizmi i ngjarjes:
Më datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambjentet e brendshme të lokalit.
Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.
Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Këtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, ishte person më preçedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me preçedentë penalë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vrasja me dashje në bashkëpunim”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76, 25 dhe 278/4 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

VIDEO