Durrës-Një 22 vjeçar nga Durrësi është vendosur në pranga pasi policia i gjeti në makinë doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Lënda narkotike ashtu edhe lekët u gjetën si pasojë e një kontrolli që blutë bënë në automjetin e të riut.
“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kanabisit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 4 celularë dhe automjetin”, informoi sot policia.
Kanabisi, paratë, makina dhe katër celularë u sekuestruan si provë materiale.
Operacioni u kodua ‘Town’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.