DURRES- Një zjarr i fuqishëm përfshiu sot në mëngjes një magazinë në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit. Kanë qenë kalimtaret e rastit ata që kanë konstatuar flakët e zjarrit e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse

Ështe dashur uji i më shumë se 10 makinave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin. Magazina e djegur shërbente për magazinimin e bimëve medicinale. Në momentin e zjarrit u tha se brenda saj gjendej një sasi sherebeli në gjendje të tharë çka ka favorizuar zjarrin.

Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.  Magazina ishte në pronësi private kanë sqaruar burime nga policia e Durrësit.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor në përbërje të të cilit ka edhe ekspertë të analizës së zjarreve të cilët do të përcaktojnë shkakun e zjarrit si dhe sasinë e dëmeve.
zjarri ne shkoze me logo
 (Foto: Magazina e djegur sot në Shkozë të Durrësit)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)