Durrës, makina aksidenton rëndë
nënë e bijë, vajza në rrezik jete

Durrës, makina aksidenton rëndë<br />nënë e bijë, vajza në rrezik jete
DURRES - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të dy shtetaseve ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në qytetin e Durrësit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën tregtare nga një automjet tip BMW me targa AA875AY, që drejtohej nga Arlind Cara.

Makina e tij ka përplasur dy kalimtare, nënë e bijë, ndërsa është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Të aksidentuarat janë identifikuar si Bajame Mustafa, 37 vjeçe dhe Xhovana Mustafa, 16 vjeçe, të cilat janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar me makina të rastit.

Burime pranë këtij spitali bëjnë më dije se gjendja e tyre shëndetësore është tepër e rëndë, veçanërisht e 16-vjeçares, ndërsa theksojnë se po bëjnë të pamundur për ta mbajtur në jetë.

Policia, e cila u vunë ndjekje të autorit të aksidentit, fillimisht gjeti të braktisur makinën që shkaktoi aksidentin dhe pas rreth një orë negociatash të policisë meautorin e dyshuar Arlind Cara u bë e mundur vetëdorëzimi i tij në polici. Cara është banues në lagjen 15, Spitallë, Durrës.

aksident durres me logo
aksident durres me logo
(Në foto: Pamje nga vendi i aksidentit në Durrës)

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës