DURRES- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e vona në autostradën Durrës-Tiranë pranë Royal Gaz.

Sipas forcave të policisë mjeti me targa TR3555P ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi Alfons Gjergji, 21 vjeç, banues në Pukë.

Sipas të dhënave paraprake Alfons Gjergji ndiqte studimet në Universitetin e qytetit bregdetar të Durrësit.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 
durres, aksidenti
(Në foto: Vendi në të cilën ndodhi aksidenti)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)