DURRËS - Një aksident rrugor është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Durrës-Plepa.
 
Një makinë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin është përplasur më një nga palmat qe ndodhet në hapësirën që ndan dy korsitë e rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital ndërsa palma është shkulur nga vendi.

A1Report sjell foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

makina

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)