Një makinë është përfshirë nga fjalët te mbikalimi i Plepave në Durrës. Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa makina tip “Volkswagen”, me targë AA 756 AN, ka qenë në ecje.

Mësohet se shoferi ka dalë nga mjeti sapo ka parë flakët, duke mos u dëmtuar. Nga këqyrja e deritanishme ka rezultuar se shkak për flakët ka qenë një problem në kondicionerin e automjetit. 

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2017, rreth orës 08:35, në autostradën Tiranë- Durrës, sa kalon Mbikalimin e Sukthit një mjet tip Fuoristradë me targa AA 856 AN ka marrë flakë në pjesë e përparme.

Mjeti ka qenë në lëvizje. Nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

d.c./shqiptarja.com