DURRËS - Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, tek sektori Iliria, teksa një automjet tip Benz me targë AA077EK ka përplasur një këmbësore, Lavdie Blloshmi, rreth 40 vjeç, duke i shkaktuar asaj vdekjen. 

Ndërkohë, policia është lajmëruar nga vetë drejtuesi i automjetit që u përplas me këmbësoren, i cili as nuk është larguar nga vendngjarja.

Policia më pas ka ndaluar drejtuesin e automjetit, Genc Gjeçi, 22 vjeç dhe po e merr atë në pyetje në kuadër të hetimeve përkatëse.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)






Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)