Durrës,malazezi i dehur konfliktohet
me disa persona, plagoset me thikë

Durrës,malazezi i dehur konfliktohet<br />me disa persona, plagoset me thikë
DURRES- Një 40-vjeçar nga Mali i Zi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek një hotel në zonën e plazhit, pranë Urës së Dajlanit, ku Millan Kllikovac ishte akomoduar për të kaluar disa ditë pushimi.
 
40-vjeçari nga Mali i Zi ka qenë në gjendje të dehur kur është konfliktuar me disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, të cilët e kanë goditur me thikë.
 
Menjëherë i riu është dërguar në spitalin e qytetit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se tashmë ndodhet i shtruar në reanimacion, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave

Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave