Kjo me qellim jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve te krijuar prej tyre. Qyteti i Durrësit si një nga qytetet porte te vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vete doganat.
Pavarësia e prokurorit nuk duhet parë si një privilegj dhe e drejtë e pakufizuar e prokurorit për të vendosur fatin e cështjes por, duhet pare si një përgjegjësi, si një obligim i shtuar ndaj zbatimit të ligjit, ndaj institucionit dhe shoqërisë në tërësi. Politika e dënimit duhet të jetë proporcionale ndërmjet veprës penale, autorit dhe interesit publik. Të mbahet qëndrim i ashpër në masat e dënimit për vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore si dhe ndaj veprave penale sensitive per shoqerinë” deklaroi Marku.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









