S'u pëlqyen kushtet e donin të iknin! 4 shqiptarët nga Kosova merren peng në një garazh në Durrës! Pronari u kërkoi lekët për ditët e rezervuara online!

Katër pushues nga Kosova nuk e kaluan lehtë refuzimin e dhomave të rezervuar onlinë në Durrës. Për gati një orë, ata u mbajtën peng në garazh nga pronari i apartamentit, ku do të akomodoheshin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr. 13 në Durrës, në zonën e plazhit. Autorët, pronari Dritan Kuçaj, 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç u arrestuan shumë shpejt.

E gjitha nisi kur 4 kosovarët mbërritën në apartamentin e rezervuar online.  Ata u shprehën të pakënaqur për kushtet dhe vendosën të largohen. Ky vendim nuk i pëlqeu pronarit Dritan Kuçaj, i cili debatoi kur ato hynë në garazh për të nxjerrë makinat. Një person i dytë, Nexhmi Xhili shkoi në ndihmë të Kuçajt.  Të dy u kërkuan pushuesve të paguajnë dhomat për ditët e rezervuara edhe pse nuk do të qëndronin, por kosovarët kundërshtuan.

Në këtë moment pronari Dritan Kuçaj mbylli garazhin dhe derën e mbylli me pult. Ai i kërcenoi pushuesit, se do të largoheshin prej aty vetëm kur të kishin paguar. Kosovarët të panikosur telefonuan policinë dhe kërkuan ndihmë e cila shkoi shumë shpejt në vendin e ngjarjes. Por në deshminë e tyre ata nuk flasin për rezervim

Çfarë deklaruan në polici pronari dhe 4 pushuesit kosovarë
Fillimisht erdhëm për të pushuar në një hotel pranë pallatit, por kapacitetet ishin ezauruar. Në kushte të tilla kërkuam apartament dhe vizituam apartamentin e Kuçajt, por nuk na pëlqeu çmimi dhe kushtet të cilat ofronin, prandaj vendosëm të iknim. Kuçaj nisi të na kërkonte pagesë, por ndërkohë ne nuk kemi fjetur dhe përdorur apartamentin që ta paguanim dhe rezervimet mund të anulohen dhe në moment të fundit. Kështu zbritëm nëpërmjet parkimit dhe aty na ulën qepenin e parkimit me një pult dhe nuk mund ta hapnim.

Ndryshe pretendon pronari i apartamentit Dritan Kucaj. Në dëshminë e tij në polici Kucaj thotë 

“Është dëm ekonomik. Rzervimi ka qënë i kryer dhe nëse klienti ikën, ai largon dheklientë të tjerë, të cilët kërkojnë dhoma.

Për çfarë i akuzon policia 

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” informoi sot policia e Durrësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:12
Durrës, refuzuan të paguanin për rezervimin online se ishin të pakënaqur me apartamentin! Detaje si durrsaku i mbylli në garazh 4 shqiptarët nga Kosova

1690365192_durres.jpg

Zbulohen detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh. Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Kosovarët kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen ndërsa  Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan, informon gazetari i Report TV, Aldo Mustafa. 

Ora 09:59
Durrës, identifikohen dy durrsakët që morën peng 4 shtetasit nga Kosova me pretendimin se nuk paguan akomodimin

1690365192_durres.jpg

Report TV idenitifkon dy durrsakët e arrestuar pasi akuzohen se morën peng për gati 1 orë 4 shtetas të Kosovës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën e akomodimit të banesës që e kishin marrë për pushime.

Të arrestuar janë Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe  Dritan Kucaj. 48 vjeç.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 27/07/2023 15:22

    mir ja u ke bere se shume pordhe shesin keta

    Përgjigju
  • GOLI: 27/07/2023 14:20

    PATJETER QE KETO JANE TURIST TE TILLE- ME KOKEN LARTĒ E XHEPAT E GRISUR...

    Përgjigju
    • Agim: 30/07/2023 12:53

      Po zotri Se ju 50 % shkordhata muti jeni e kosovaret Miliona gjdo sezon dergojn ne Shqiperi,kushte ju nuk afroni veq me dhune Edhe leket doni me i marr,merre me mend vetem Se kaluam ka plazha kerkonin leket, pat fat qe e pa qe ishim Polic dhe deri momentin qe e pa shufren nuk u largu Kur e pa friken iku. Respektin duhet me e msu ju shumica, Konsumatori ështe Mbret aj e ka lekun Jo ti

  • Iris: 27/07/2023 03:05

    /Klienti ka gjithmone te drejte/.Ne kete rast eshte shume e qarte cfare ka ndodhur.Kosovaret kane bere vetem rezervim te apartamentit online.Me sa duket cmimi nuk eshte permendur gjekundi ne faqen reklamuese,ose nuk i pergjigjej pritshmerise,ose realitetit te apt..Kur kane vajtur,kane pare apt.e kushtet e tij po keshtu jane njohur dhe me cmimin.Duket qe kushtet e cmimi nuk ka plotesuar pritshmerine e tyre,keshtu qe kosovaret kane vendosur te largohen.Ky //Mihal Kokedhima// i Durresit i ka marre peng e u kerkon para qe nuk kane pranuar t'i paguajne kurre,per nje apt.qe se kane perdorur kurre,nen pretendimin se rezervimi i ka larguar klientet e mundshem dhe i prish imazhin!! BRAVO KOSOVAREVE! Ky /Kokedhima/ i Durresit i morri peng e donte t'ju zhvaste parate me ane te /FALSE PRETENSES/.

    Përgjigju
  • Jon: 26/07/2023 21:00

    Janë aq pak sa duhen mbyllur brenda, e përgjithshmja është pozitive. Shqipëria është vend i bukur për turizëm dhe ia vlen, vetëm side në internet duhet të orientojnë mirë turistët se ku duhet të mbyllin kontratat e tyre

    Përgjigju
  • Lomi: 26/07/2023 19:03

    SUPER TURIZEM NE SHQIPERI.... PERVEÇ ÇMIMEVE SI NE BORA BORA.... TE MARIN PENG SI NE AFRIK...

    Përgjigju
  • Tata: 26/07/2023 13:35

    Neqoftese gjerat jane bere me rregulla,paguan aq sa perdor,pra qendrimin,plus ndonje demtim,sepse dorezimi shtepise behes me inventar dhe ke firmen,pra cfar hyn ne pune sherri ketu,se kuptoj. Po sme pelqeu,kam te drejte te iki,por jo te paguaj asnje dite me teper

    Përgjigju
  • Delinquenti: 26/07/2023 13:30

    O milet po si duhet me I pagu keto pronare apartamentesh se ne internet me ven foto te tjera dhe ne realitet gje foto te tjera,problemi eshte kur ke pagu paradhenje qe veshtire qe ti kthejne por po nuk paten pagu gje perpara nuk ke çar te boni,RRINI NJA DY JAVE ATY MRENA NE FRESK DHE MASNEJ HAJDE TE FOLIM SE KUSH KA TE DREJTE KLIENTI KUSHDO QOFTE APO PRONARI I APARTAMENTIT bravo i qofte kosovarit qe i ra ne men te telefoni policine se ndryshe do ti kolonin pushimet aty ......

    Përgjigju
  • Marjana: 26/07/2023 13:16

    Ne fakt keto "vellezerit"Kosovare bejne si te pafajshem gjithmone,... jane shume te piset, kudo qe ikin lene mbeturinat ne shtepi , neper pallate , nuk e meritojne aspak mikpritjen tone.

    Përgjigju
    • Luli: 27/07/2023 10:01

      Marjana me sa duket jo vec emrin qe e ke Serb po edhe gjakun, se sa per Kosovaret Jane Shqipetare dhe une jetoj ne DE sa u thua qe je Shqipetar ketu te pyesin menjeher nga Kosova apo Shqiperia!!! Sa u thua nga Kosova te respektojne e po u the se jam nga Shqiperia per fat te keq distancohen.

    • Arben: 26/07/2023 20:41

      Ik moj e pa fytyr. Shiqoje shtetin si e keni bër si kosh m‘beturinash e keni zgjidh si Kryeminister një Narkoman nuk te vjen marre.

  • Bato: 26/07/2023 11:31

    Si gjithmon, policia jone ja fut kot. Duheshin shoqeruar te gjashte personat, dhe te behej verifikimi nese akuzuesit per pengmarrje kane kryer pagesen apo jo. Ne te kundert, 'pengmarresit' mund te ngrene pretendimin se kosovaret kan hyr per te vjedhur ne banesen e tyre, keshtuqe bllokimi fizik eshte i justfikuar. Por si gjithmon kta gjasme "vllezerit" tane kosovar duan me i rene qylit.

    Përgjigju
  • Tani: 26/07/2023 11:09

    Shume e vertet,une kam pasur 25vjet nji shpi ne Plazh (vi tpare), 6 Here mi kane vjedhur gjerat ne shpi dhe kane ikur Pa paguar , behet fjale per KOSOVARET jo Maqedoncit. Te poshter jane

    Përgjigju
    • Toni Gazmend: 28/07/2023 11:42

      Qe 25 vite ska pas kurr pllazh shqipria ku jeton ti nspanj apo shqipri Ok

    • valteri: 27/07/2023 12:37

      Eshte lehte te mbjell urretje dhe te genjesh..por kur punosh per sigurimin serb e ke detyre per te cillen paguhesh mire...si nuk te vie turp more legen i serbise..??

    • Vlora: 26/07/2023 13:28

      Tani, Me vine shume keq per eksperiencen tende. Gjithesesi, duhet te ndihesh i turperuar qe perdor keto steriotipe. Keqberesi ka emer, nuk ka rendesi fare krahina nga vine. Te lutem me i rezervuar kur flet per zemren e Shqiperise, Kosoven. Vetem dashuri dhe sakrifica i kane dhene gjithe kombit!

    • Eva: 26/07/2023 12:06

      Sa e turpshme kjo qe thua,nuk ju vjen zor,se pari kodovari ska qka merr te dursaku per veq plaka e te betonit sepse i ka te gjitha,e ju Kosovarve duhet me ju la kembet se pa Kosovar kishit jetu si ne kohen e xhaxhit,Kosovaret ju rregull un standard un juve ikni tash!!

  • Turi: 26/07/2023 10:25

    Duan te bejne pushime pa paguar dhe pastaj kur u tregojne dhembet marin policine ne tel keta legena , ne fakt keta duhet te arrestojne jo ata qe i kane mare gjoja peng

    Përgjigju
    • Sami Bekaj: 27/07/2023 06:44

      ju te Shqiprise shumica vuani per grek e serb mua me djek pse Kosovaret vijn ne Shqipri ne pushime sikur askush mos te vije ju do mbeteni me buken e zeze si ne kohen e xhaxhit serb nuk fot ju vijne me numer te madh dhe ju hani mutin e juve

    • Arben: 26/07/2023 20:44

      U ta marroft zoti fytyren po e poshter qenke. Moj e pa Bes

  • Petrit: 26/07/2023 10:17

    Ne baze te ketij pershkrimi, mund te konsiderohet "heqje lirie " edhe nje debat i papershtatshem ne rruge nese zgjat mbi 15 minuta?. Mendoj qe nuk kane pasur asgje me shume se nje debat, por ketu ka perfituar ai qe ka lajmeruar i pari policine. Besoj qe e kane bere Kosovaret si me te "rrahur nga jeta".

    Përgjigju
  • Durrsjani: 26/07/2023 10:01

    Sigurisht qe keta jane durrsjane te vjeter

    Përgjigju
    • Ai atje: 26/07/2023 10:40

      Ti vetem durrsak nuk je.

  • Kosovari: 26/07/2023 09:58

    Me siguri duhet te kene qene o pejane ose gjakovare.

    Përgjigju
    • Arbeni: 26/07/2023 20:45

      Hajt more Llaskuc, zhduku

    • Parrucjani: 26/07/2023 11:29

      Pak rendesi ka, shqiptar hesapi si andej e si ketej.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?