DURRES- Një defekt në rrjetin elektrik gjatë mbrëmjes së djeshme ka çuar në djegien e të gjitha pajisjeve ne maternitetin e Durrësit, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që ndodheshin të shtruara.

Ndërkohë të gjitha pacientet janë dërguar me ambulanca në maternitetet e Tiranës.

Mësohet se puna për riparimin e defektit do të nisi që ditën e sotme, por do të duhen disa ditë për riparimin e tij.

Deri në momentin e rikthimit të maternitetit në gjendje pune të gjitha pacientet do të dërgohen drejtë Tiranës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com