TIRANE- “Është Nardi aty? Të lutem, thuaj se po të kërkon Beni përjashta”! Me këtë frazë i është drejtuar autori i vrasjes së Leonard Muratajt, kamerierit të ‘Bar Center’. Në fakt, ndryshe nga sa u tha momente pas ekzekutimit, pronari i lokalit ka qenë brenda në ambientet e barit. Kamerieri ka shkuar dhe i ka thënë punëdhënësit se përjashta po e priste ‘Beni’! Leonardi ka dalë nga lokali dhe ka debatuar me njërin nga dy personat që gjendeshin në këmbë, pak më larg hyrjes, për të shmangur dritën e lokalit, e vetmja dritë që gjendej në atë moment në të gjithë sheshin.