Durrës-Një 48-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë e shkurre ndërsa u rrezikuan dhe disa banesa.
Autori është identifikuar si Ilir Veliu 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr".
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)