DURRËS-Policia Kufitare ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë. I arrestuari është Isabedin Ibraimi 30 vjeç, banues në Maqedoni.
 
Arrestimi i këtij personi u bë pasi, Ibraimi, gjatë verifikimeve të kryera në vijën e dytë, në Sistemin Interpol ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Maqedonase me Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, për veprën penale"Vjedhje me armë".
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com