Një 49-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm, është arrestuar mesditën e sotme për llogari të Italisë.

Mësohet se në pranga ka rënë Ermir Dervishi, i kërkuar INTERPOL. Siç njofton policia, Dervishi ka kryer një vrasje në vitin 1999, për të cilin gjykata e Alessandrias e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Pritet se 49-vjeçari të ekstradohet drejt shtetit fqinj, aty ku dhe do të kryejë dënimin për vrasjen e bërë para 20 viteve.