Durrës, në korrik shtypi me makinë
patrullën e policisë, arrestohet

Durrës, në korrik shtypi me makinë<br />patrullën e policisë, arrestohet
DURRES- Tre muaj pasi tentoi të përplasë me makinën e tij patrullën policore pasi i vunë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit, policia e Durrësit arreston 20 vjeçarin Lajden Kadilli.
 
I riu me banim në Durrës rreth orës 20:00 të mbrëmjes së  18 korrik 2013 , teksa po drejtonte automjetin Benz me targa AA272CB, ka tentuar të vrase gjatë kohës kur kryente detyrën punonjësin e Komisariatit të Policisë Durrës Arben Luci. Më pas për t’iu shmangur hetimit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 Arrestimi i Kadillit u krye mbrëmë po në orën 20:00 në Durrës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në momentin kur shoqërohej me shtetasin Arland Kadiu, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike.

Ndaj tij është ngritur akuza për “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës e mbetur ne tentative”, parashikuar nga neni 79/b e 22 i Kodit  Penal iu përcollën  Prokurorise per Krimet e Renda.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë