DURRËS - Dy persona me banim në Kodër Kamëz dhe Bathore u arrestuan nga policia e Durrësit për trafik të lëndës narkitike ndërsa dyshohet se janë përfshirë edhe në trafikimin e armëve.
 
Pas një hetimor disamujor, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Policinë Durrës në bashkëpunim  me Prokurorinë e Krimeve  të Rënda arrestuan në flagrancë 35-vjeçarin Admir Dakolli dhe 42-vjeçarin Eduard Hoti.
 
Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Mbikalimi”, policia sekuestroi  një armë zjarri automatik model 56, një krëhër me 29 fishekë, 500 fara bimë narkotike dhe 50 gr lëndë narkotike, një automjet Benz dhe 4 celularë.
 
Ata u arrestuan në vendin e quajtur “Mbikalimi i Fushë Krujës”dhe gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, i markës Mercedes Benz  me targë Tr 8288M është gjetur dhe sekuestruar:
 
 •një armë zjarri automatike ,model 56 .
 
Gjithashtu nga kontrolli që u bë nga Specialistët e sektorit kundër narkotikëve  në banesën e shtetasit Eduart Hoti janë gjetur edhe:
 
•Rreth 500 fara të bimëve narkotike Canabis Sattiva ,
•50 gr lëndë narkotike ,e dyshuar Canabis Sattiva.
 
Admir Dakolli akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit, ndërsa Eduard Hotit i shtohet edhe akuza e trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive në bashkëpunim. 
arme
arme