Durrës, nis fushata e vaksinimit
ndaj gripit e personelit shëndetëso

Durrës, nis fushata e vaksinimit<br />ndaj gripit e personelit shëndetëso
DURRES- I gjithë personeli shëndetësor në shkallë vendi do t’i nënshtrohet vaksinimit antigrip në mënyrë që të mos jetë i ekspozuar ndaj të sëmurëve, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i të dy palëve. Kjo ka qenë fushata e propozuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në Durrës, duke u shprehur se një masë e tillë realizohet për herë të parë në vendin tonë.
 
Ministri u shpreh se sot fillon zbatimin konkret të këtij programi kombëtar dhe është një detyrë e vënë nga OBSH.
 
Ishte personeli shëndetësor i Durrësit ai që nisi menjëherë vaksinimin në mjediset e ambulancës qendrore të qytetit.
 
Ndërsa Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, deklaroi se personeli shëndetësor futet në grupet më të ekspozuara ndaj sëmundjeve.
 
Deputetja Klodiana Spahiu u bëri thirrje institucioneve shëndetësore që skema e vaksinimit falas të zgjerohet që të përfitojnë edhe shtresa të tjera të shoqërisë.
 
Procesi i vaksinimit në shkallë vendi i personelit shëndetësor do të zgjasë deri më 15 dhjetor të këtij viti.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie