Durrës, nis hetimi për vdekjen e
87-vjeçares në stolin e lulishtes

Durrës, nis hetimi për vdekjen e<br />87-vjeçares në stolin e lulishtes
DURRËS – Policia e Durrësit ka nisur hetimer për vdekjen e 87-vjeçares së pastrehë Sofie Qendro, e cila vdiq pak ditë më parë në një nga stolat para bashkisë së Durrësit.
 
Policia ka mbledhur prova nga sendet e pakta që mbetën në stol pas vdekjes së saj, si ushqime, enë, veshje, ndërkohë që mjekët kanë përcaktuar si shkak për vdekjen e saj, sëmundjen e zemrës dhe qëndrimin jahstë në të ftohtë.
 
E moshuara jetonte në stol bashkë me nipin e saj 62-vjeçar Llazi Qendro, që nga 21 gushti, kohë kur ishte nxjerrë jashtë prej pronarit të banesës së jetonin.
 
Tezja dhe nipi kishin bërë disa herë kërkesë për ndihmë nga bashkia, por nuk ishte bërë e mundur t’ju gjendje një shtëpi, ndërkohë që ata e kishin refuzuar qëndrimin në azil – propozuar nga bashkia -  ose në dhomën e afruar nga një biznesmene.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin