Durrës, nis vaksinimi antigrip i stafit
mjekësor,Beqaj:Siguri shëndetësore

Durrës, nis vaksinimi antigrip i stafit<br />mjekësor,Beqaj:Siguri shëndetësore
DURRES - I gjithë personeli shëndetësor në shkallë vendi do ti nënshtrohet vaksinimit antigrip në mënyrë që të mos jetë i ekspozuar ndaj të sëmurëve dhe që të mbrohet shëndeti i të dy palëve. Kjo ka qenë fushata e propozuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në Durrës. 

Një masë e tille realizohet për herë të parë në vendin tonë. Ministri Beqaj u shpreh se sot fillon zbatimin konkret të këtij programi kombëtar ku institucioni që ai drejton ka mundësuar ofrimin e vaksinës për 13500 punonjës të shëndetësisë, duke shtuar se kjo është dhe një nga rekomandimet e OBSH

"Vaksinimi çdo vit ndaj gripit i të gjithë personelit shëndetësor është i rëndësishem për të mbrojtur vetveten, personelin dhe sidomos pacientët të cilët janë grupe në risk. Gripi mund të merret nga personeli apo pacientë, të cilët janë me grip, dh nëse mjekët apo infermierët preken nga gripi, atëherë virusi mund t’i transmetohet edhe të tjerëve edhe pa shfaqje te shenjave klinike. Kështu, duke u vaksinuar mbrohet vetvetja, familja dhe pacientët," tha Ministri Beqaj.

ilir beqaj

Ishte personeli shëndetësor i Durrësit ai që nisi menjëherë vaksinimin në mjediset e ambulancës qendrore të qytetit.  Ndërsa Silva Bino, Shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP deklaroi se personeli shendëtësor futet në grupet më të ekspozuara ndaj sëmundjeve. 

Ndërsa deputetja Klodiana Spahiu, u bëri thirrje institucioneve shëndetësore që skema e vaksinimit falas të zgjerohet që të përfitojnë edhe shtresa të tjera të shoqërisë. 

Procesi i vaksinimit në shkalle vendi i personelit shëndetësor do të zgjasë deri më15 dhjetor.

ilir beqaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie