Durrës/ Një person përplas të moshuarën me makinë, policia bllokon mjetin dhe vihet në ndjekje të shoferit

Durrës/ Një person përplas të moshuarën me makinë, policia bllokon mjetin dhe vihet në ndjekje të shoferit

Foto ilustruese

Pasditen e sotme në lagjen nr. 11 në Durrës është shënuar një aksident. Një person ka përplasur me makinë një këmbësore rreth 70-vjeç dhe është larguar menjëherë.

E moshuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka bërë të mundur bllokimin e mjetit të dyshuar. Ndërkaq është identifikuar edhe shoferi dhe vijon puna për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës