Durrës, brenda apartamentit ku u gjetën armë, drogë, veshje policie dhe kapuça/ FOTO

Ditën e djeshme u sekuestrua dy apartamente në Durrës, ndërsa në njërin nga të cilët u gjetën armë dhe drogë. Report Tv ka siguruar pamjet nga apartamenti në qytetin bregdetar, brenda së cilit dje u gjetën dhe u sekuestruanl; një snaiper, një automatik, një pistoletë, katër silenciator, krehera me fishekë, nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane, fenelina, mjete dhe veshje policie dhe kapuça. Arsenali i armëve u gjet në momentin që përfaqësues të Përmbarimit shkuan për të sekuestruar dy apartamentet për llogari të bankës në Durrës. 
durres foto 29 maj tre_001.jpg" style="height:411px; width:480px" />
Armët që u gjetën brenda apartamentit


Dorezat që u gjetën brenda apartamentit

Pronari i apartamenteve Xhevair Lushkja 56 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia, por ai prej kohësh ndodhet jashtë shtetit. Burime të Report Tv thanë se apartamenti ku u gjetën armët dyshohet se mund të jetë përdorur nga një grup kriminal në Durrës, dhe pronari mund të mos ketë pasur dijeni.

Armët që u gjetën në brendësi të apartamentit po i nënshtrohen kontrolleve, pasi dyshohen se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të pazbardhura në Durrës dhe Fushë-Krujë, si vrasjet apo atentatet.

Fakti që brenda apartamentit janë gjetur fenelia dhe veshje të policisë, sikur dallohet në këtë foto, tregon se mund të kemi të bëjmë me një grup kriminal. Gjithsesi Policia e Durrësit tregohet e rezervuar dhe thotë se do priten të dhënat që do japë laboratori shkencor për gjurmët e gishtave që mund të jenë tek armët.

Apartamentet ndodhen te dy ne katin e gjashte te Shkëmbi i Kavajës, çka shton dyshimet se armët mund të jenë e disa personave me rrezikshmëri të lartë. Në momentin kur përmbarimi dhe Policia kanë hapur derën, në brendësi të apartamentit nuk kishte asnjë njeri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 29/05/2018 14:03

    Beni dna e dorezave coni policin ekspertizes te mbledhi provat bilogjike do dali ndonje vrases me pages se ehte mbush shqiperia me keta kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën