Durrës- Sherri mes dy personave në Durrës ka përfunduar me të shtëna arme gjahu dhe kanosje nga i pari, tek banesa e personit tjetër me të cilin u konfliktua.
Policia vendore e Durrësit konfirmoi ngjarjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme (15 Gusht), në fshatin Shkallnur dhe se konflikti ka për motive nga hetimet paraprake, ato të dobëta.
Burime zyrtare sqaruan se rreth orës 23:50, shtetasi i identifikuar si Edison Gjuzi, 32 vjeç, akuzohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së bashkëfshatarit Rifat T., me qëllim kanosjen. Pas krimit i dyshuari është arratisur nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.
Nga dëshmitë e mbledhura deri tani nga policia, rezulton se agresori ka qenë në një dasmë dhe në gjendje të dehur ka nisur të xhirojë gomat e makinës dhe prishë qetësinë publike në fshat. Banorët e kanë këshilluar dhe në debat është përfshirë edhe personi i kanosur. Kaq ka mjaftuar që i dyshuari të shkojë në banesë dhe të marrë armën e zjarrit.
“Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi agresori, e cila posedohej me leje nga babai i tij. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit, shkakun, dinamikën dhe hollësi të tjera me interes për rastin.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
23.8%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pantoflat e Shefit të Antidrogës në Durrës... dhe karriera e tij misterioze pas kanabisit në Mallakastër
16 Gusht, 11:34
-
Shefi i Antidrogës së Durrësit gjobëvënie biznesmenëve, në pranga me urdhër të SPAK! Shantazhoi pronarin se do i mbyllë lokalin, i mori 10 mijë euro
15 Gusht, 21:30
-
Shijak/ Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella! Hetim në gjendje të lirë për 83 vjeçarin
15 Gusht, 15:41
-
Vodhi në dy lagje të Durrësit një makinë dhe çantën e një turisti, kapet në Elbasan 29 vjeçari! Ishte në kërkim dhe nga policia e Tiranës për 4 vjedhje (EMRI)
15 Gusht, 15:22
-
I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro
15 Gusht, 10:18
-
Fluks pasagjerësh në portet e Durrësit dhe të Vlorës! Për 10 ditë u regjistruan mbi 100 mijë pasagjerë
14 Gusht, 17:43
-
'Përdorim forcën për këdo që e bllokon' Rrumbullaku paralajmëron protestuesit: Autostrada Thumanë - Kashar e kategorisë A1
14 Gusht, 14:36
-
Ministrja Koçiu inspekton vijën bregdetare të Golemit për kushtet higjieno-sanitare: Nga 1 qershori deri më 9 gusht, 2,961 kontrolle
13 Gusht, 16:10
-
E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën
12 Gusht, 23:02
-
'Turistë të përgjuar': Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit
12 Gusht, 18:04
-
Durrës/ Humb një person që nuk flet, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar
12 Gusht, 12:47
-
Durrës/ Ktheu lokalin në lagjen e plazhit në pikë për shitje të kokainës te klientët, në pranga pronari dhe badiguardi (Emrat)
12 Gusht, 09:31