Durrës – Përpunohet anija “Er Maden” me 3.729 ton tuba ujësjellësi për në Kosovë

/ATSH- G. Kabashi/. -  Në portin e Durrësit që prej 24 orësh po shkarkohet anija tregtare "Er Maden", e cila ka sjellë 3.729 ton tuba që do të përdoren për ndërtimin e një ujësjellësi në Kosovë.
Tubat e madhësive të ndryshme po shkarkohen në kalatën 5, ku është ankoruar anija "Er Made" dhe më pas ata ngarkohen në kamionë të specializuar, që i drejtohen Rrugës së Kombit për në Kosovë.
Në kalatat e portit sot po shkarkohen edhe tre anije të tjera tregtare me grurë, melaminë dhe fertilizues, 8.085 mijë ton gjithsej.
Ndërkaq, në radën portuale presin të hyjnë tre anije, përkatësisht "Alessia" me 11 mijë ton qymyr, "Emine Anne" me 1.324 ton rrotativa llamarine dhe anija "Ibla", që do të ngarkohet me 4.800 paleta çimentoje.
Gjatë 48 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë në port edhe 5 anije të tjera tregtare me afro 15 mijë ton mallra gjithsej. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej