Pas plagosjes së 33-vjeçarit Fabion Kuçi ndryshe i njohur si ‘Gucci’ në TikTok, policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e përfshirë në ngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 (15 Dhjetor), ku autorët janë afruar me 2 automjete te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte “Gucci” dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri.
Si pasojë, Fabion Kuçi është dëmtuar lehtë nga të shtënat me armë zjarri.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 31-vjeçar, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, të rinjtë e shpallur në kërkim.
Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.
Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme
Komente










