Durrës, plagosi 4 persona afër
plazhit, arrestohet pas 1 muaji

Durrës, plagosi 4 persona afër<br />plazhit, arrestohet pas 1 muaji
DURRËS - Arrestohet autori i plagosjes së katër personave në një bar në lagjen 17 në Durrës.

Ngjarje që terrorizoi qytetin turistik në një orë dhe zonë mjaft të frekuentuar pranë plazhit, në hyrje të Durrësit, te pallatet përgjatë stacionit hekurudhor, ndodhi rreth një muaj më parë.
 
Autori është Agim K., 29 vjeç. Ai për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur në krah shtetasin H.Lama, 55 vjeç, banues në Durres, si dhe ka plagosur aksidentalisht 3 persona të tjerë.


Të plagosurit ishin Ashim Hallulli, Ilia Plaku, Bujar Luku dhe H.Lama.

Pas verifikimeve të bëra nga blutë e Durrësit, shkak i të shtënave me armë ka qenë një femër. Sipas policisë, një person i kishte ngacmuar kunatën autorit 3 ditë para plagosjes

 Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca