Policia në Durrës ka arrestuar një 36 vjeçar, pasi ka plagosur me thikë një person.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në lagjen nr. 8, ku dyshohet se për motive të dobëta, 36 vjeçari O. Z., ka plagosur në rrugë me thikë S. K., 35 vjeç.
Sipas policisë, i plagosuri pasi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën;
'Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës: arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 36 vjeç, banues në Durrës pasi mbrëmë, rreth orës 22:00, në rrugë, në lagjen nr. 8, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. K., 35 vjeç, i cili pasi ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Komente











