DURRËS-Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia teksa po montonte ashensorin në një pallat.
/Shqiptarja.com
Viktima raportohet se është O. F. 28 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:50 në lagjen Nr. 14, Shkozet.
28 vjeçari është dërguar në spital me shpejtësi, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
dy.b/shqiptarja.com










