DURRËS - Shpërthim në një banesë në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, kur pronari i banesës ka qenë duke punuar me një gur fresibël, kur rastësisht ka prekur një predhë të vjetër e cila ka shpërthyer, duke i marrë jetën atij.

Mësohet se ai ka qenë duke e prerë predhën me qëllim pë ta shitur për skrap.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, shpërthimi ka ndodhur në banesën e Nikollë Frrokut, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit të predhës së Luftës së Dytë Botërore.

Korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com më Durrës, Artur Korriku bën të ditur se, shpërthimi ka ndodhur në zonën e njohur si Skolia numër 5, tek ish-këneta.

Në momentin e shërthimit, 40-vjeçari Frroku ka qenë i vetëm në banesë. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkaur uniformat blu që kanë nisur hetimin në lidhje me këtë shpërthim.

FLET VELLAI: MBLIDHJE SKRAP PER TE MBAJTUR FAMILJEN
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe i vëllai i viktimës, Ndrec Frroku. “Halli e detyroi vëllanë tim të mblidhte disa hekurishte, mes tyre edhe një predhë. Ai mundohej të mbante familjen. Duke demontuar predhën gjeti vdekjen”, ka thënë vëllai i viktimës. Ndrec Frroku, ka dekaklaruar se vëlli i tij ishte i papunë.

POLICIA: VDEKJA NGA GURI FRESIBEL
Policia e Durrësit ka bërë të ditur disa detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-kënetës.

“Rreth orës 10.10 nëpërmjet një telefonate qytetare kemi marrë njoftim mbi një ngjarje aksidentale ndodhur në lagjen numër 17, Durrës, me pasojë vdekjen.

Në mënyrë të menjëhershme në vend janë dërguar shërbime policie dhe grupi Hetimor të cilët kanë konfirmuar të dhëna të para nga veprimet paraprake: vdekjen  e shtetasit Nikoll Frroku, rreth 40 vjeç, banues në Rrugën “Pranvera”. Vdekja është shkaktuar nga shpërthimi i një predhe në momentin e prerjes nga viktima me gurë flesibël.

Vijojnë veprimet proceduriale e hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së qytetit bregdetar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)