Durrës, policia e FNSH prezencë të shtuar te kampi i MEK në Manzë, kontroll makinave që hyjnë e dalin nga rezidenca muxhahedine

DURRËS- 9 ditë pas aksionit të Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit, policia ka rritur prezencën në para kampin. Burime bëjnë me dije se efektivë të policisë kryejnë kontroll të makinave që hyjnë dhe dalin nga rezidenca muxhahedine. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet një furgon policie i vendosur në hyrje të kampit Arshaf 3. Ende nuk dihet nëse do të kryejë një aksion tjetër brenda kampit të muxhahedinëve.

6 drejtues të organizat në hetim
Gjashtë drejtues të organizatës MEK janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, për përplasjen me efektivët e policisë, gjatë kontrollit të kësaj të fundit me urdhër të GJKKO-së, brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Nën hetim janë vënë H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç. Ata po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Nga Manza sulme kibernetike drejt Iranit
Sipas SPAK dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Në dosjen e GJKKO-se thuhet se republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur dyshime në lidhje me këto sulme  si dhe në mënyrë të vazhdueshme  kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

450 u arratisën nga  kampi
Sipas SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në këtë kamp, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë janë ende në Shqipëri. Në dosje jepen edhe detaje se si nisi përplasja e MEK me qeverinë iraniane, kur u krijuar kjo organizatë dhe vendosja e tyre në Shqipëri.

Kontrolli brenda kampit MEK
Më 20 qershor 2023, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. Nga rezistenca u plagosën 15 policë disa pjesëtarë të kampit ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia ndërkohë policia vertë mohon se ka ushtruar dhunë. Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'