Dhuna e shfaqur në TikTok nuk po ndalet. Edhe pse platforma është e ndaluar prej muajsh nga qeveria, ajo vazhdon të përdoret ilegalisht nga adoleshentët.

Më 25 nëntor, ditën kur 15-vjeçari Erion Boba u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, në TikTok u publikua fotoja që shihni më poshtë.

Në të shfaqen dy adoleshentë, ku njëri prej tyre mban një thikë në dorë. Llogaria ishte e hapur për publikun, ç'ka coi ne identifikimin e te miturit. Ndaj tij kanë nisur hetimet ne gjendje të lirë, bën të ditur policia e Durrësit.

1765362824_durrs.jpeg

I mituri me thikë në dorë

Burime për Report TV konfirmojnë se adoleshentët janë nga zona e ish-Kënetës, aty ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ata u morën në pyetje, pasi dyshohet se mund të kishin njohje me fëmijët e përfshirë në konflikt, por të dy mohuan çdo lidhje.

Rasti tregon edhe një herë se dhuna mes të miturve është kthyer në fenomen shqetësues, i cili po shfaqet hapur në një platformë të ndaluar si TikTok, pa asnjë filtër dhe as kontroll.

Erion Boba u përfshi në konflikt për të ndihmuar shokun e tij dhe u godit me thikë nga një 14-vjeçar që ndërhyri për të mbrojtur te vëllanë. 15-vjeçari ndërroi jetë pas 9 ditësh në spital, ndërsa autori i mitur është vënë në prangat e policisë.