DURRËS- Arrestohet një çift që bashkëjetonte në Durrës, pasi prej një viti shfrytëzonin për të lypur 4 prej 5 fëmijëve të tyre për qëllime fitimi.
Të arrestuarit janë Besim P.48 vjeç dhe Flutura S, 36 vjeç ndërsa 5 fëmijët e tyre, më i vogli 3 vjeç, dhe më i madhi 7 vjeç janë akomoduar në Shtëpinë e Foshnjës në qytetin bregdetar.
Nëpërmjet provave të siguruara gjatë hetimit u arrit të dokumentohet se çifti rom që bashkëjetonte me njëri-tjetrin, gjatë kësaj periudhe bashkëjetese kanë lindur 5 fëmijë, ku 4 më të mëdhenjtë i shfrytëzonin për qëllime fitimi duke i nxjerrë në rrugë në lagjen numër 1 në Durrës që të lypin.
Sipas policisë, prindërit e komunitetit rom i shfrytëzonin fëmijët e tyre prej 1 viti.
Arrestimi i dy bashkëjetuesve u bë i mundur nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com